Kënga e saj “Nëntori” u shndërrua në një hit të padiskutueshëm në Shqipëri, e ndërsa shumë shpejt i kaloi kufijt duke u bërë një ndër këngët më të pëlqyera edhe jashtë vendit.
Arilena Ara është një ndër 4 artistet shqiptare që do të performojë “livë” në festivalin “Europa Plus” në Moskë.
Themi 4 pasi ishte parashikuar që pjesë e grupit të ishte edhe Era Istrefi, por në minutat e fundit këngëtarja e ka anuluar fluturimin pasi kishte marrë kërcënime për shkak të origjinës së saj.
Mendohej se me një problem të tillë mund të përballej edhe Arilena, por fatmirësisht këngëtarja ka mbërritur në Moskë ku dhe ka nisur provat për performancën e saj.
Bukuroshja ka ndarë me ne një moment nga provat. Një skenë gjigande e cila duket shumë e vogël, përballë një zëri aq të fuqishëm të këngëtares shqiptare.
Arilena Ara edhe pse është vetëm 19- vjeç ia ka dalë mjaft mirë të dominojë në tregun muzikor shqiptar dhe jo vetëm. Mund të themi pa dyshim që është ndër zërat më premtues.