Çifti i artistëve, kompozitori Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij këngëtare, Mira Konçi janë larguar nga Shqipëria.
Ata janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ndërtuar një jetë më të mirë.
Ky fakt është bërë i ditur nga gazetarja shqiptare e cila prej vitesh jeton në SHBA, Kozeta Zylo.
Në një postim në rrjetet sociale, Zylo u uron që Amerika t’i marrë për mirë.
Postimi i plotë
TV “Alba Life” ne New York me dy artiste te shquar shqiptarë. Një takim shumë i këndshëm me dy artistë të mirënjohur shqiptarë, me dy artistë të mrekullueshëm Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi.
Biseda me ta ishte e natyrshme, e çiltër ashtu siç është bota e artistit të vërtetë. Si një çift me përvojë në jetën amerikane ndamë historitë tona dhe inkurajimet për njeri-tjetrin. Të parin urim që i’u dhamë ishte ashtu siç na kane uruar miqtë tanë kur shkelem për herë të parë në tokën e bekuar si:
Ju marrte Amerika me të mirë!
Është një bekim si prej Zotit!
Banorët e rinj të Ishullit tonë në Staten Island do ta kenë të lehtë sepse ky vend njerëzit dhe artistë të tillë i merr vetëm me të mirë…
Së shpejti do të jenë në studion e TV “Alba Life” në Staten Island, New York.
Për më shumë na ndiqni në emisionet tona!