Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Largimi nga Shqipëria, Shpëtim Saraçi rrëfehet nga SHBA-ja

$
0
0

Ende nuk ka vendosur asgjë, por thjesht fakti që po e mendon seriozisht largimin nga Shqipëria është trishtues. Është e trishtueshme që të largohet një kompozitor si Shpëtim Saraçi, i cili ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Të ishte për të nuk do të thoshte asgjë, por ja që fjalët fluturojnë.

U desh një status në Facebook, nga një gazetare e njohur shqiptare në Amerikë, Kozeta Zylo, me të cilën kishte konsumuar një drekë, që lajmi të fluturonte se kompozitori dhe bashkëshortja e tij, një tjetër emër i njohur në muzikën shqiptare, këngëtarja Mira Konçi, do të largohen nga Shqipëria, për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Panorama.

Shpëtim Saraçi nuk është nga ata të bujshmit, që gjithçka që bën ta shoqërojë me trumbeta, as nga ata që ikjen e shoqëron me një lumë sharjesh për vendin e vet, përkundrazi, fakti që ende nuk e ka vendosur do të thotë se i dhemb.

Ndërsa, të gjitha mediat shpërndanë lajmin e largimit të tij nga Shqipëria, vetë Shpëtim Saraçi shpjegon situatën në të cilën ndodhet. Është e vërtetë se momentalisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ende asgjë nuk është definitive.

Arsyet

I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, kompozitori Shpëtim Saraçi, shprehet se tashmë është duke e menduar largimin dhe për këtë nuk ka pak arsye. Është e qartë që është i zhgënjyer për sa kanë ndodhur kohët e fundit, sidomos në Radio Televizionin Publik Shqiptar, ku redaksia që ai punonte me të tjerë emra të nderuar të muzikës shqiptare si Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali u shkri, ndërsa ata u lanë në “pritje” të gjetjes së një “pozicioni” tjetër.

Po ashtu, Saraçi shprehet se këtë hap, nëse do ta ndërmarrë, do ta bëjë për të ardhmen e fëmijëve, për shkollimin e tyre në një sistem të konsoliduar arsimor.

“Ajo që është e sigurt, është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në RTSH që drejtoja, na e shkrinë (një redaksi me traditë 55-vjeçare) në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës.

Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri (ku pësova edhe trauma shëndetësore, që mund të më kushtonin edhe jetën) prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh Saraçi, teksa shpreh keqardhjen që i duhet të diskutojë të qëndrojë apo të largohet nga vendi i tij, ku ndërtoi një karrierë të gjatë e të suksesshme.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>