Ndarja e tyre shkaktoi më shumë shumë zhurmë se lidhja e tyre. Në vitin 2009 Chris rrahu brutalisht, divën e muzikës pop Rihanna-n. Fotot e këngëtares me shenja në fytyrë bënë xhiron e botës.
Gjithsesi sot që flasim kjo ngjarje ka kaluar disi dhe Rihanna vazhdon jetën për bukuri. Chris nga ana tjetër duket se është penduar dhe i kanë mbetur sytë pas nga ish-i.
Ai i ka komentuar Rihanna-s në një foto në Instagram, teksa shfaqet në Crop Over Festival në Barbados me flokët blu. Brown ka komentuar në foto një ikonë sysh.
Kaq ka mjaftuar që fansat e këngëtares t’i sulen atij, duke i kërkuar llogari se çfarë kërkon tashmë nga Riri? Nuk dimë qëllimin e komentit të Chris, por ne do presim edhe një reagim nga Rihanna.