E dimë tashmë që Albana nuk është e vetmja vajzë e talentuar në familjen Osmani. Mbesa e saj, Gledisa që kur ishte 12 vjeç u zbulua si aktore dhe madje u trajnua edhe në Hollywood, edhe pse familja vendosi të ktheheshin në Angli ku ata jetojnë. Aty, Gledit iu dha një rol në telefilmin e njohur EastEnders.
Albana nuk mund të mos ndihet krenare për këtë arritje dhe vazhdimisht ka postuar foto të mbesës duke shpërndarë lajmet e suksesit të saj.
Edhe këtë herë ajo ka postuar një foto me Gledin duke përmendur suksesin e saj, por ajo që vëmë re është që mbesa nuk është më një fëmijë.
Gledi, tashmë 15 vjeç, është bërë një adoleshente shumë simpatike me një bukuri si të një kohe dhe vendi tjetër, me një pamje klasike dhe të brishtë, ende paksa prej vajze të vogël…Por nuk habitemi shumë, na e ka treguar Albana që në familjen e tyre, vajzat janë të bukura!