Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

ATSH, pjesë e platformës mediatike PNN

$
0
0

Agjencia Telegrafike Shqiptare është tashmë prezente me lajmet e saj në agjencitë më të mëdha të botës, si pjesë e një bashkëpunimi  bilateral dhe intensive të vendosur gjatë kësaj periudhe.

Lajmet me reference ATSH-në, i gjen që nga  agjencitë  më të mëdha të Evropës si AFP, DPA, AGERPRESS e të tjerë,  e deri tek  agjencitë  zyrtare të lajmeve të Kinës, Koresë së Jugut, Kuvajtit, Jordanisë, Armenisë e të tjerë.

Kjo ka mundësuar që  zhvillimet më të rëndësishme politike, ato ekonomike,  vlerat dhe resurset turistike të vendit tonë, traditat dhe elementë  të spikatur të historisë dhe figurave shumëdimensionale që ka nxjerrë Shqipëria, të  jenë pjesë e lajmeve që botohen nga këto agjenci.

Prej disa ditësh, ATSH është bërë pjesë e platformës mediatike PNN e cila është iniciuar dhe  menaxhohet nga agjencia koreanojugore YONHAP.

Në këtë platformë  mediatike sot janë të përfshira më shumë se 40 agjenci nga të pesë kontinentet dhe në bazë të marrëveshjes që  është nënshkruar midis  ATSH-së dhe YONHAP në  nëntor të vitit 2015, është mundësuar kjo përfshirje.

Lajmet dhe fotot që botohen këtu vendosen në faqet e kësaj platforme  direkt nga gazetarët e përkthyesit e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, duke mundësuar kështu jo vetëm transmetim të shpejtë, por edhe një hapësirë  të madhe mediatike.

Nga kjo platformë kanë të drejtë të marrin lajme të gjitha agjencitë e përfshira dhe ky akses i krijuar është një  mundësi më shumë që lajmet  që  i referohen Shqipërisë, të botohen  nga të gjitha këto agjenci.

Platforma PNN është një platformë e re mediatike, por ajo  po zgjerohet çdo ditë dhe po rritet interesimi për  të qënë prezent këtu dhe  për të komunikuar nëpërmjet kësaj.

ATSH me prezencën e saj të përditshme këtu me  lajme , foto dhe video ka ridimensionuar në mënyrë shumë optimiste  rolin e saj, veçanërisht në marrëdhëniet  me agjencitë dhe shtypin e huaj në përgjithësi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>