Menjëherë sapo zbuloi se vuante nga diabeti, aktorja e njohur turke, Hazal Kaya, u tërhoq për pak kohë nga ekrani për t’iu përkushtuar vetes. Sëmundja e sheqerit për të nuk kishte asgjë të ngjashme me çka kishte dëgjuar nga të tjerët. Shumë muaj regjim dhe ushqim i kontrolluar në çdo gram dhe shumë muaj të tjerë aktivitet fizik e bënë aktoren e njohur për rolin e Maralit në serialin me të njëjtin titull të humbte shumë kile në peshë, por edhe të ndryshonte stil jete më shumë se regjim ushqimor.
Megjithatë, duket se periudha më e keqe ka kaluar. Tani, Hazal është mësuar të bashkëjetojë me diabetin dhe të ketë nën kontroll gjithçka. Në intervistat e fundit që ka dhënë për mediat turke, Hazal ka thënë se pas shumë problemeve që i solli diabeti, tani e ndien vetem mjaft mirë dhe është gati për t’u rikthyer.
Madje edhe në ekran. Our Story (Bizim Hikaye) është një version turk i një dramë-komedie amerikane “Shameless”. Hazal Kaya do të luajë rolin e Fiona Gallagher, vajza e madhe e familjes Gallagher. Ajo është një vajzë atraktive, inteligjente dhe zemërbardhë. Nesrin Cevadzade do luajë rolin e Veronica Fisher.
Sipas mediave turke, drama turke (Bizim Hikaye) do të fillojë xhirimet më 14 shtator. I gjithë seriali i është besuar edhe këtë herë një skuadre që ka punuar bashkë dhe ka qenë mjaft e suksesshëm. Drejtor Serdar Gozelekli, skenarist Banu Kiremitci Bozkurt, ndërsa producent është Med Yapim, kompani e cila i ka dhënë të drejtën e trasmetimit Fox Tv.
Aktorë të kastit janë: Hazal Kaya, Burak Deniz, Nesrin Cevadzade, Reha Ozcan, Pinar Tore, Berkay Akin, Evrim Dogan, Mehmet Korhan Firay, Mehmetcan Mincinozlu, Alp Akar.
Fabula e Our Story (Bizim Hikaye):
Filiz (Hazal Kaya) është vajza e madhe e një familjeje me 6 fëmijë dhe një babai alkoolist. Ajo kujdeset për motrat dhe vëllezërit dhe i ruan ata nga babai i alkoolizuar Fikri, bëhet nëna e familjes. Fikri, si babai i shtëpisë, përpiqet të sigurojë para në mënyra të thjeshta dhe të gjitha ato vetëm për të pirë alkool.
Filiz, si vajza e madhe, kujdeset për 5 motrat dhe vëllezërit. Rahmet, Hikmet, Kiraz, Fikret dhe Ismet. Ajo përpiqet të sigurojë të ardhura për të ndihmuar familjen, gjen punë part time, por jeta i ndryshon pasi takon një djalë të ri, Baris (Burak Deniz). Baris bie në dashuri me Filiz me shikim të parë dhe dëshiron ta bëje pjesë të familjes së tij. Por gjërat nuk janë aq të thjeshta…