Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Dy ditë pas zgjedhjes, dorëhiqet nënkryetari i Akademisë së Shkencave

$
0
0

Dy ditë pas zgjedhjeve të debatueshme në Akademinë e Shkencave, ka dhënë sot dorëheqjen nënkryetari i sapozgjedhur Myzafer Korkuti.

Korkuti u zgjodh dy ditë nënkryetari i Akademisë me 27 vota pro, 3 kundër dhe një abstenim.

I kontaktuar nga mediat ai ka thënë se është dorëhequr për arsye personale dhe se i ka dërguar letër Akademisë ku shpjegon arsyet e dorëheqjes.

Në fakt, dorëheqja vjen pas zgjedhjet në Akademinë e Shkencave u cilësuan si farsë.

Kundërshtari më i madh i zgjedhjeve ishte akademiku Artan Fuga.

Fuga u mbështet edhe nga kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë i cilësoi si farsë këto zgjedhje dhe paralajmëroi: “Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës! Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468