Një prej aktorëve më të adhuruar të Turqisë, por edhe të Lindjes së Mesme e më gjerë kudo ku janë shfaqur serialet e tij, Burak Ozçivit, po përgatitet për një prej projekteve më të rëndësishme të karrierës së tij.
Burak do të jetë imazhi i një prej kompanive më të mëdha me qendër në Dubai, AVM. Por nuk do të jetë vetëm. Bashkë me të, në promocionin e ri të kompanisë do të bëjë rolin e aktorit edhe David Beckham. Pas promocionit, reklamat me dy meshkujt e preferuar të publikut, do të shpërndahen edhe në New York e qytete të tjera në Amerikë e Lindjen e Mesme.