Bashkëshortja e aktorit të famshëm turk, Kivanc Tatlıtuğ, ka hapur sezonin e dimrit në biznesin e saj në zonën e Nisantas-it. Mes shumë personazheve të njohur të ftuar me këtë rast, pranë çiftit kishte edhe shumë gazetarë, të cilët kanë kërkuar të mësojnë më shumë për aktorin e njohur dhe sidomos për marrëveshjet e reja të Tatlıtuğ.
I pranishëm për të mbështetur bashkëshorten, Kıvanç nuk ka preferuar ta heqë vëmendjen nga festa madhështore, ndaj edhe kureshtjes së gazetarëve për projektet e tij të reja apo për reklamën e fundit të veshjeve sportive Mavi, ai nuk ka dashur t’i japë përgjigje.
Madje, edhe këmbënguljes së mediave të pranishme në festë i është përgjigjur shkurt: “Mos më bëni më asnjë pyetje. Kam folur shumë për markën me të cilën pata një marrëveshje për reklamë, kështu që nuk dua të flas më për të”, – e mbylli Tatlitug.
Gjatë kësaj kohe, Tatlitug ka firmosur edhe për të nisur së shpejti një serial të ri, i cili pritet të fillojë xhirimet në muajin tetor. Skenari ka përfunduar, por deri në ditët e fundit vazhdonte të diskutohej partnerja ideale e Tatlitug.