Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Pikturat e Ramës kritikohen nga gazetarët e huaj : Sikur t’i kishte bërë një i droguar!

$
0
0

Atë që në Shqipëri e dinë të gjithë, por që nuk ka guxuar ta thotë asnjë kritik arti apo gazetar kulture e gjen në një nga shkrimet për Bienalen e Venecias. Pikturat e Edi Ramës bëjnë përshtypje sepse ai vetë kryeministër, jo se kanë vlerë artistike. GSH.al sjell artikullin e  Artsy.net, ku gazetarja Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek i krahasojnë pikturat e Edi Ramës me eksperimentet mbi librin e shënimeve të një adoleshenti të droguar kolegjesh.

“Në segmentin Giardini, tw “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie. Një letër muri e ngjashme është përdorur për të dekoruar zyrën e tij në godinën e qeverisë.Vizatimet janë bërë në dokumentat dhe letrat e zyrës së tij, të përzgjedhura gjatë ditës së punës”

Edi Rama in the Central Pavillion on May 11, 2017 during the Venice Biennale in Venice, Italy. Photograph by Casey Kelbaugh

Në shkrim, sillet edhe njëherë në vëmëndje një shprehje e Ramës për The Guardian, “Nëse arti nuk e bën politikën më të arsyeshme, politika me çmendurinë e saj, mund ta bëjë artin më të mirë”./ GSH.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>