Prej pak ditësh përflitet se në grupin e aktorëve që nuk do të jenë në sezonin e radhës të “Portokallisë” është dhe Florjan Binaj, ose i njohur si “Polici” për shkak të rolit të tij.

Thuhej se një aktori i humorit nuk ka rënë dakord me disa pika në kontratën e re, e për këtë arsye ka vendosur të largohet. Por një postim i moderatores Arbana Osmani, sapo na bëri paksa konfuz.

Mëngjesin e sotëm ajo ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram së bashku me Florin duke bërë na bërë të ditur edhe vendodhjen: Top Channel.

Mos ky postim ka qenë një mënyrë për të na thënë se Flori nuk do të largohet? Shpresojmë të jetë kështu. Florjan Binaj është ndër aktorët më të dashur dhe nëse do të largohej publiku shqiptar do t’ja ndjente shumë mungesën.