Që Era Istrefi ka miqësi me personazhe me famë botërore, kjo nuk na bënë dhe shumë përshtypje pasi tashmë ajo është një prej tyre.
Këngëtarja nga Kosova ka qenë e pranishme në Amerikë ku ka performuar disa këngë të repertorit të saj dhe edhe kësaj radhe veshja e saj plot stil ka tërhequr jo pak vëmendje. Pamja ektravagante, por shumë seksi njëkohësisht, me një palë çizme të gjata të linjës së Paris Hilton, i ka shtuar padyshim hijëshinë e performancës të saj.
Mes komenteve të shumta që bukuroshja ka marrë në foton e saj postuar në Instagram, nuk ka munguar edhe vetë komenti i Paris Hilton e cila ka zgjetur ikonën e duhur për të përshkruar pikërisht Erën që shohim në foto: zjarr.
Era dhe Paris kanë bërë edhe “Follow” njëra-tjetrën në Instagram, një dëshmi më shumë kjo për miqësinë e tyre.
Era Istrefi është ndër këngëtaret që kanë arritur të depërtojë mjaft mirë në tregun ndërkombëtar. Stili i saj unik në zë, por edhe gjatë performancave është vlerësuar shumë nga kritikët.