Blogerja e njohur Aurela Hoxha është bërë e njohur 10 vite më parë në emisionin e Ardit Gjebresë, “E diela Shqiptare”. Sot në fakt ajo është ndër vajzat më të njohura, dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.
Gjithsesi, bukuroshja brune, si çdo njeri në këto 10 vite ka pësuar ndryshime të mëdha, edhe pse ajo mbetet e bukur si gjithmonë. Po çfarë roli kishte ajo tek “E diela Shqiptare”?
Aurela ka qenë një ndër 4 vajzat që u përzgjodhën për të qenë pjesë e spektaklit dhe ka qëndruar përkrah Ardit Gjebreas.
Në atë kohë zhvillohej një konkurs për të përzgjedhur velinat dhe Aurela ka arritur të bëhet pjesë e televizionit Klan.
Momenti i saj teksa intervistohej nga Arditi, është risjellë nga vetë producenti me rastin e 10-vjetorit të emisionit.