Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Ornella Muti: Me mua e kanë provuar të gjithë meshkujt. Tradhtia ime e vetme me Çelentanon…

$
0
0

Ornella Muti rrëfehet dhe flet për jetën e saj private. Aktorja zbulon flirtet e së shkuarës dhe tradhtinë e saj të vetme me Adriano Çelentanon.

 “Tradhtia e vetme e jetës sime. Por Adriano Çelentano nuk duhej ta tregonte, aq më shumë pa më paralajmëruar. Ta hajë dreqi! Me mua e kanë provuar thuajse të gjithë. E kam kaluar jetën duke u mbrojtur nga sulmet e meshkujve”.

Fjalë dhe “muzikë” të Ornella Muti-t, e cila në një intervistë ka rrëfyer një histori “dashurie” me këngëtarin dhe aktorin e famshëm italian.

Më pas, ylli i kinematografisë italiane, flet kur mbërriti për herë të parë në botine filmit. Shumë e re dhe pa përvojë, nisi prej andej karriera e gjatë në kinemanë italiane. “Kam xhiruar filmin tim të parë: “Nusja më e bukur, 14 vjeçe”. Nuk dija asgjë, isha pa shumë emocione dhe e lashë veten të bënte ç’të donte. Ishin të tjerët që vendosnin për mua. Jam penduar që nuk kam luajtur “Bond Girl” për filmin “Vetëm për sytë e mi”.

Në fund, Muti flet për formën e saj fizike. Koha për të duket se ka ndaluar, duke vijuar të jetë një nga femrat më të bukura dhe më të dashura nga italianët: “Dukem në formë, sepse përpiqem të bëj një jetë të shëndetshme, fle dhe ha në mënyrë korrekte. Dhe nuk e fsheh moshën time. Do të ishte e panatyrshme. Më mjafton që bëj sikur punoj…”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>