Aurela Gaçe e ka treguar edhe një herë që bën diferencën nga shumë artiste të tjera shqiptare.
Ndonëse në art konkurrenca mbizotëron në të shumtën e rasteve më tepër se miqësia apo dashamirësia mes kolegët, për këngëtaren vlonjate nuk është kështu.
Ajo është një ndër mbështetëset më të mëdha të artistëve të rinj, por jo vetëm, dhe këtë gjë nuk ka nguruar kurrë ta tregojë. Së fundmi është Dafina Zeqiri ajo që i ka rrëmbyer vëmendjen me klipin e saj më të ri “Told Ya” e ku nuk ka nguruar të shkruaj dhe disa fjalë të bukura, por shumë të merituara për të.
“Mua personalisht Dafina me ka terhequr vemendjen qysh ne fillim dhe kam ndjekur cdo projekt te saj me shume dashuri…e tani gezohem shume per te e uroj t’ja dale mbane per veten edhe per fansat e saj ketu. Suksese”, shkruan Aurela.
Fjalë të tilla kanë emocionuar këngëtaren nga Kosova. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dafina e ka falenderuar Aurelën si dhe ka shprehur vlerësimin e madh për “legjendën shqiptare”, siç e ka cilësuar edhe vetë ajo.
“Legjenda shqiptare dora vetë. Të dua Lela” , shkruan Dafina.