Një foto e postuar së fundmi nga Noizy ka ngjallur shumë kuriozitet.

Reperi shqiptar ka vizituar mëngjesin e sotëm zyrën e Bashkisë së Tiranës ku dhe ka takuar kryebashkiakun Erion Veliaj. Noizy ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale foto nga ky takim, por duke mos na treguar asgjë më shumë. Mbi foto thjesht është shkruan “Erion Veliaj dhe Zinizin me hashtag”, duke na e bërë edhe më të vështirë për të kuptuar qëllimin e saj.

Në zyrën e Bashkisë së Tiranës shpesh janë ftuar personalitete të shumta të botës së artit, kulturës, sportit me të cilat Veliaj ka bërë disa bashkëpunime dhe projekte të shumta për kryeqytetin. Nisur nga kjo ne mund të mendojmë se ka qenë pikërisht kjo arsyeja e vizitës së reperit në Bashki.

Megjithatë, kjo na mbetet ta zbulojmë me kalimin e kohës. E vetmja gjë që mund të themi me siguri që ky takim do të sjellë diçka të mirë për kryeqytetin.