Mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër u luajt ndeshja Shqipëri-Itali. Edhe pse me zemër të gjithë shqiptarët janë me kombëtaren tonë, një ëndërr e bërë realitet ishte të shikoje skuadrën italiane në Shqipëri.
Moderatorja e njohur Arbana Osmani, mesa duket ka shfrytëzuar këtë moment që ekipi italian ka qenë në Tiranë, për të bërë pjesë e emisionit të saj, një nga portierët më të dashur për në botë, Gigi Buffon.
Programi “Dua të bëj të lumtur” do fillojë së shpejti dhe mesa duket portieri italian do të jetë pjesë e emisionit në Top Channel. Ne mezi po presim ta shohim.