E ka inat Jozefinën që e imiton aq mirë? Ka edhe nga ata që mendojnë kështu. Shumica, në fakt, apo qoftë edhe të gjithë thonë kështu…”. Këtë e ka vënë re edhe vetë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, sa herë asaj i ndodh të futet në rolin e ish-kryetares së Parlamentit.
Një prej personazheve që e bëri të dashur për publikun dhe një prej roleve që sa herë i kthehet i jep kënaqësi, nuk ka munguar as mbreme në DMW. Hyrja e re e spektaklit të kërcimit, Rudina Dembacaj, përveç ushtrimit në palestër për të mësuar më shumë nga kjo fushë që për të nuk është arma më e fortë, kthehet te zona e saj e sigurt, aktrimi. Dhe, kë më mirë se Jozefinën mund të sillte në skenën e Dance?
Pasi përfundoi tangon me partnerin e saj Iljardin, Rudina provoi të “korruptonte” jurinë duke u futur në rolin e ish-kryetares së Kuvendit dhe, po në rolin e saj dha një opinion për jurinë e DWM.
Si fillim, pa dyshim, Jozefina i dha vlera vetes: “… Në atë parlament, në momentin që mungoj unë nuk më parlament. Unë i falënderoj të gjithë votuesit e mi, por kjo nuk është politikë” – tha Jozefina dhe pas kësaj, iu kthye Valbonës: “Valbona, ti e bukura e Shqipërisë, unë më e bukura e Parlamentit, të dyja bashkë do ishim shumë mirë.”
Ndërsa Robertit, ia kthen ashtu siç ai mund ta priste: “Robert, ti dhe unë kemi një përbashkët, na flasim troq. Atë që mendon, ti e thu më zi se unë, por ke një defekt të madh; e para je tullac, e dyta je si Edi Rama.”
Po për Albin, ç’mund të thotë Jozefina Topalli? “Albi, në prova bërtet, këtu je i ambël. O Albi, o vlla, po ty s’mund të të quash as vëlla, se ti ke gjithkënd. Më mirë po them o Albi, o shok…”