Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Rudina Magjistari, një mesazh të ndjerë nga programi i saj për Adela Xhamanin

$
0
0

 

E diela e bukur dhe e ngrohtë e 29 tetorit, u kthye në një ditë zie jo vetëm për të afërmit, miqtë dhe të gjithë dashamirësit e gazetares Adela Xhamani, por edhe për të gjithë rrjetin virtual, që iu bashkua dhimbjes së familjarëve për humbjen e parakohshme të bijës së tyre.
Pasditen e sotme, edhe moderatorja e Tv Klan, Rudina Magjistari, ka ndarë me publikun një mesazh të ndjerë për Adelën, e cila shfaqjen e fundit televizive e pati pikërisht nga ky ekran dhe në këtë program.

Emisionin “Rudina”, Rudina Magjistari e nisi sot me ngushëllimet për ikjen e parakohshme të Adelës. Rudina përkujtoi daljen e saj të fundit pikërisht në këtë emision ku Adela rrëfente të rejat më të fundit nga bota dhe personazhet e showbiz-it.

“Të kujtojmë së bashku, edhe ndoshta për ta nderuar për të fundit herë gazetaren e njohur Adelajda Xhamani, e cila u nda nga jeta tragjikisht para dy ditësh. Një vajzë e zonja, një vajzë e fortë, e cila dha një mesazh kuraje të jashtëzakonshme, një model frymëzimi për këdo që dëshiron të ndjekë ëndrrën e vet. Një vajzë me shpirt të bukur, gjë që e pasqyronte shumë edhe në portretin e saj. Ka koinciduar që daljen e fundit publike e ka pasur në programin tonë. Ka qenë një ngjarje shumë e dhimbshme, na ka tronditur të gjithëve absolutisht dhe nuk besoj që ka koment për këtë, na ka prekur të gjithëve. Ka qenë një ngjarje që na ka lënë gjurmë të thella, që na ka bërë të reflektojmë. Mendimet tona shkojnë për familjen e saj, për dhimbjen që kanë ata dhe për vetë Adelën që shpirti i saj të prehet në paqe”.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>