-
Rikthimi i Adi Krastës në Festivalin e Dhjetorit të RTSH-së ka kohë që qarkullon në media. Tani mund të konsiderohet e sigurt. Edhe zëdhënësja e Festivalit, Kozeta Kurti, e ka konfirmuar për revistën Class.
Festivali i Këngës në RTSH, ka përzgjedhur edhe 22 pjesëmarrësit, mes tyre emra të njohur të muzikës shqiptare, që bashkë me prezantuesin dhe autorin Adi Krasta, duket sikur po rikthejnë lavdinë e dikurshme në Fest 2017.
Megjithatë ende nuk dihet me kë do e prezantojë Krasta, edicionin e 56-të të Festivalit. Në Studio e Hapur, Krasta tha që po bashkëpunon me regjisorin Pali Kuke për këtë festival dhe që do e prezantonte atë me shumë njerëz.
Kozeta Kurti na zbulon si do të funksionojë ky prezantim. Ajo ka thënë për revistën Class që Adi Krasta, ndryshe nga formula e zakonshme e prezantimit, do të jetë i vetëm në drejtimin e Festivalit, por rrallë do të mbetet vetëm. Ai do të prezantojë me të ftuar të ndryshëm, që do i bashkohen Festivalit gjatë tri netëve më 21, 22 dhe 23 dhjetor.
Kemi besim që do të jetë një Festival me vlera të veçanta. Kthimi i Krastës është me siguri një prej tyre. Për Festivalin, RTSH-në, por dhe spektatorët.
↧
Kush do të prezantojë Festivalin e RTSH-së me Adi Krastën
↧