Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Alketa sërish në Mediaset…ja çfarë do të bëjë në gjigantin televiziv italian!

$
0
0

 

“Në kurthin e Piter Panit”, është emisioni më i ri, i cili pritet të fillojë së shpejti në Tv Klan. Qindra fëmijë nga e gjithë Shqipëria vazhdojnë të marin pjesë në audicione ku nxjerrin në pah talentin si gazetarë të ardhshëm dhe gozhdojnë me pyetjet e tyre.

Drejtuesja Alketa Vejsiu në një intervistë për “Jo vetëm modë”, tha se emisioni pritet të fillojë javën e fundit të Shkurtit.

Vejsiu zbuloi po ashtu për “Jo vetëm modë” se aktualisht është në një fazë trajnimi në Itali pranë drejtuesit të të njëjtit emision në Itali, Paulo Bonoli. Ajo tregoi se është duke u marë me një projekt që do të lidhë Shqipërinë me Italinë, projekt për të cilin nuk dha detaje.

“Brezi i ri është estetikisht i mrekullueshëm, njëri më i bukur se tjetri. Fëmijët e mi janë njerëzit më të lumtur në botë që unë po bëj këtë emision. Këtë sezon do të jetë pushim “Your Face Sounds Familiar” dhe kemi risi “Piter Panin”.

Unë shkoj tani këtë javë në Itali për të parë produksionet e Paulo Bonolis, ai xhiron tani “live” dhe jam në prag të një eksperience shumë interesante, nuk do të jem bashkëprezantuese me të.

Për momentin jam në një fazë trainimi, por kam një projekt interesant që do të lidhë Shqipërinë dhe Italinë dhe tani për tani mund të them vetëm kaq.

Shpresoj që Bonoli të jetë udhërrëfyesi që ta bëjë këtë program në standardet që e bën edhe Italia. “Piter Pan” kërkon fëmijë, gazetarë të ardhshëm që komunikojnë lirshëm me kamerat dhe publikun dhe që fusin në kurth personazhet me pyetjet e tyre. “Piter Pan” do të fillojë në javën e fundit të shkurtit”, tha Vejsiu.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>