Qëkur Ilir Meta u zgjodh president i Shqipërisë, bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi deklaroi se ajo nuk e pranonte postin e “Zonjës së parë” e do të vazhdonte aktivitetin e saj politik si deputete. Njëlloj si në ditën e ceremonisë së Presidentit, edhe mbrëmë në pritjen e veçantë të Metës për Ditën e Pavarësisë, ai u shoqërua nga Era Meta, vajza e tij e vogël. Era kishte veshur njw fustan të shkurtër të zi, kombinuar me një fjongo të kuqe në kokë, duke ruajtur kështu ngjyrat e festës. Duke respektuar postin e “Zonjës së Parë”, ajo bëri një përformancë serioze duke mbajtur një qëndrim mbresëlënës përkrah të atit. Edhe pse e vogël Era dukej plot vetwbesim, e denjë për postin që i ishte caktuar.


