Edicioni i 19-të i Këngës Magjike ka mbyllur konkurrimin në E diela shqiptare dhe ka nisur provat për netët finale më 6, 7 dhe 9 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Këngëtarët pjesëmarrës në dy netët gjysmëfinale janë zhvendosur për prova në Pallatin e Kongreseve dhe prej andej kanë nisur të zbulojnë edhe disa detaje nga skena.
Fjolla Morina, këngëtarja nga Kosova, së bashku me kolegë të tjerë, është pjesë e netëve finale. Së bashku me Blasta, bashkëpunëtorin e saj të këngës, edhe ajo ka nisur provat.
Nga Pallati i Kongreseve, Fjolla ka postuar edhe fotot e para dhe një video e cila tregon një pjesë të skenografisë. Si çdo vit, edhe ky detaj që i është besuar bashkëpunëtorëve besnikë të producentit Ardit Gjebrea, nuk mund të zhgënjejë. Edhe pse vetëm pak sekonda nga video e Fjollës, mund të dallohet lehtësisht se skena është madhështore, me ngjyra, drita e imazhe që ndryshojnë në varësi të artistëve dhe këngëve të tyre.