Tani që ajo u fejua me Princ Harry-in dhe data e martesës është bërë e ditur, të gjithë kemi filluar të mendojmë se cili do të jetë fustani që Meghan Marke do zgjedh në dasmën e saj.

Si fillim na lejoni t’ju themi se do të jetë shumë i ndryshëm nga ai i dukeshës Kate, pasi aktorja është shprehur se kërkon diçka më të thjeshtë dhe më të rehatshëm, pak a shumë të ngjashëm me fustanin që Carolyn Bessette-Kennedy, bashkëshortja e John F. Kennedy Jr kishte veshur në dasmën e saj.

Kate Middelton
Carolyn Bessette- Kennedy dhe John F. Kennedy Jr

Mësohet se një nga dizenjuesit më të preferuar të bashkëshortes së ardhshme të princit është francezi Roland Mouret. Aktorja ka veshur dy herë fustanin e nusërisë, në martesën e parë me Trevor Engelson dhe gjatë serialit ‘Suits’ dhe në të dyja rastet, fustanet mbanin firmën e Mouret, me të cilin janë miq shumë të mirë. Të tjerë emra që përfliten se janë kandidatë për të realizuar fustanin e ëndrrave të Meghan janë francezi Delphine Manivet, libanezi Elie Saab, stilisti turk Erdem Moralıoğlu, Alexander McQueen (i preferuari i Kate), etj.

Mjafton që Meghan të ketë të qartë atë çfarë dëshiron, pasi të gjitha shtëpitë e modës, janë të gatshme të krijojnë fustanin e saj të bardhë.