Channel D ka filluar numërimin mbrapsht për serialin “Fatih”, një prej prodhimeve që pritet të ketë audiencë maksimale për sezonin 2017-2018. Fatih Dizisi, protagonisti që do të luhet nga aktori i njohur për rolin e Ezelit, Kenan İmirzalıoglu, mendohet se do të bashkohet këtë herë në çift me Tuba Buyukustun. Emri i aktores është lakuar gjatë muajve të verës, menjëherë pasi aktorja 35-vjeçare përfundoi me sukses serialin “Cesur ve Güzel” në muajin qershor. Tuba ishte ndër të parat aktore në listë që është përmendur për të qenë në krah të Kenan.
Ishte menduar se seriali “Fatih” të fillonte transmetimin në muajin tetor, por nga producentët “pengesë” ka qenë hezitimi për të vendosur përfundimisht për aktorin İmirzalıoglu. “Fatih” do të tregojë jetën e Fatih Sulltan Mehmetit, i cili ishte 21 vjeç kur pushtoi Stambollin. Megjithatë, Kenan İmirzalıoğlu, që do të luajë rolin kryesor, tani është 43 vjeç.
Channel D është kanali që do të transmetojë serialin, prodhim i Media 03. “Fatih” do të tregojë jetën e Fatih Sulltan Mehmetit.
Edhe partnerja e Kenan është diskutuar disa herë nga producentët. Në krah të Fatih duhet të jetë një grua e fortë, ndaj roli i Tuba Buyukustun është parë si më i përshtatshmi.