Nëse ka kërcime të cilat Valbona i ka shijuar më shumë gjatë këtij edicioni të 4-t të Dance With Me, ato janë vallet tradicionale shqiptare. Sa herë që çiftet konkurrente dhe Albi Nako kishin zgjedhur të përfaqësoheshin me këngë apo valle shqiptare, Bona e shijonte të gjithën, nga fillimi në fund, duke kënduar këngën e duke shoqëruar lëvizjet e artistëve.

Por kur Rovena dhe Meritoni, pak javë më parë kishin zgjedhur një kolazh me valle tradicionale, ndër të cilat edhe vallen e Tropojës, Valbona nuk e mendoi gjatë ftesën e Alketës për t’u ngjitur në skenë e për ta kërcyer. Së bashku me lëvizjet e spikatura, por edhe me duartrokitjet e publikut, Valbona shijoi në skenë për disa minuta pasionin e saj për kërcimin, të cilin nuk ka ndër mend ta lërë me aq.

Mbrëmjen e djeshme, në gjysmëfinalen e Dance With Me, Valbona zbuloi se publiku mund të përgatitet për ta parë edhe një herë në skenë, si valltare.

Valbona, ti do kërcesh diçka shqiptare që ta mbyllim me nderin e merituar këtë spektakël?”, – e pyeti Alketa Valbonën duke pasur parasysh ndikimin që pati tek të gjithë vallja e Tropojës, e kërcyer nga ajo pak javë më parë në skenën e DWM. Meqenëse, siç dihet, Valbonës i pëlqen shumë t’i kërcejë vallet tradicionale dhe pasi vallja e Tropjës i la të gjithë pa fjalë, ajo premtoi që do ta lërë për pak karrigen e  jurisë të hënën e ardhshme. Ndërsa Alketa i propozon një tjetër kërcim shqiptar, Vlabona pranon: “Në fakt, diçka shqiptare do e kërceja me shumë kënaqësi. Në finale, mund të jetë edhe një kërcim i Bonës me këngë shqiptare.

Ndoshta jo domosdoshmërish valle tradicionale shqiptare, por diçka me muzikë shqiptare do të jetë patjetër. E tha vetë Bona.