Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

19 shtëpi botuese refuzojnë një… nobelist në Letërsi!?

$
0
0

A mund të publikohet sot vepra e shkrimtarit, Claude Simon, fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1985?

”Jo!”, janë përgjigjur 19 shtëpi botuese, që kanë refuzuar një tekst të një prej mjeshtrave të Romanit të Ri, që një admirues i shkrimtarit ua kishte dërguar atyre.

“‘Ne kemi bërë shkëmbime me një shkrimtar shumë të njohur përsa i përket letërsisë dhe shtëpive botuese. Ai më shkruan: ‘Asnjë editues, sot, nuk do të pranonte të publikonte Claude Simon”‘, tregoi sot në radio “France Inter” admiruesi i shkrimtarit, Serge Volle.

Për të mos pasur dyshime, Serge Volle, 70 vjeç, u ka dërguar 19 botuesve 50 faqe nga vepra “Palace”, një roman i publikuar në vitin 1962.

Rezultati përfundimtar ka qenë, 12 botues i kanë thënë jo dhe shtatë nuk janë përgjigjur.

Serge Volle ka treguar për radion publike se një botues e kishte justifikuar refuzimin e tij duke shpjeguar se frazat e marra nga “Palace” ishin të pafundme duke e bërë lexuesin të humbiste fillin.

“Historia nuk mundëson zhvillimin e një intrige të vërtetë me personazhe të përshkruara mirë”, shton botuesi.

Serge Volle theksoi se këto 19 refuzime tregojnë se krijimet letrare që nuk krijojnë lehtësira dhe nuk synojnë vendosjen e rekordeve të shitjeve janë të braktisura.

“Duke e perifrazuar Prust, ai kujtoi se para se të shkruash duhet të jesh i njohur. Sot, është koncepti i librit me një përdorim”, shprehu ai me keqardhje.

Gjykimi është i ashpër. A do ta publikonte 50 vjet më parë një botues veprën e Eric Vuillard, çmimi Goncourt këtë vit? Kjo nuk është e sigurt.

Shkrimtari Claude Simon, i cili vdiq në vitin 2005, është vlerësuar i vështirë, përfshirë këtu dhe nga admiruesit e tij dhe pavarësisht Nobelit, ai mbetet ende një shkrimtar i harruar./ ATSH-AFP/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468