Kryeministri Edi Rama njihet si politikani më me stil jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit. Nëse kujtoni të gjithëve ju bëri përshtypja veshja e kryeminstrit shqiptar me kostum dhe atlete, në një takim të rëndësishëm ku merrnin pjesë edhe shumë nga liderët botëror. Por sigurisht që për imazhin e tij, ka një staf që kujdeset, midis tyre edhe fotografë që e shoqërojnë nëpër aktivitete të ndryshme.
Por kush është aktualisht fotografja që e nxjerr sa më bukur në foto kryeministrin Rama? Ajo quhet Boralda Minaj, një vajzë e re mjaft simpatike. Por më mirë me Boraldën mund të njiheni në galerinë e mëposhtme të fotove.
Detyra e saj nuk është aq e lehtë sa e mendoni pasi të ndjekësh kryeministrin Rama në çdo eveniment dhe dalje dhe të kapësh pamjet më të mira të mundshme është një sfidë aspak e lehtë. Por deri më tani Boralda ia ka dal më së miri!