Ish-drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Dashamir Xhika, ka dalë sot para gjyqit në Gjykatën e Apelit Durrës, pasi ka kërkuar ndryshimin e masës së arrestit.
Por Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Dashamir Xhikën dhe Andi Tomën, dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve të arrestuar me urdhër të Prokurorisë që akuzohen për abuzime dhe korrupsion në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Gjithashtu, “arrest me burg” ka qenë masa edhe për Rexhep Tarban, mbikëqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit. Ndërkohë që për Agron Hysën dhe Kujtim Hysën u vendos “detyrim paraqitje”, ndërsa për Rezarta Bokçiu “detyrim paraqitje”.
Kallëzimi ndaj Xhikës u bë për parregullsi në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pas përfundimit të auditit, ndërsa akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’.
Sipas auditit, dëmi që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit është në vlerën 53 983 340 dollarë.