Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

80-vjetori i Bekim Fehmiut, Rama-Vuçiç: Arti i tij shembull për shqiptarët dhe serbët

$
0
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për shtyp me rastin e 80-vjetorit të lindjes, të aktorit Bekhim Fehmiu.

“Me rastin e 80 vjetorit të lindjes, dëshirojmë të shprehim konsideratën tonë të lartë për veprën e një artisti dhe humanisti të madh, Bekim Fehmiut.

Bekim Fehmiu ka lënë një gjurmë të pashlyer mes shqiptarëve dhe serbëve. Jeta dhe arti i tij dëshmon se ne mund të komunikojmë, të kuptohemi e të mësojmë nga njëri-tjetri, se mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë e kështu të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat që do të vijnë.

Bekim Fehmiu qëndron sot përpara nesh si dëshmitar i një fakti të pamohueshëm se cilindo rrugëtim të jetës të zgjedhim për të qenë bashkë, ajo rrugë do të jetë veçse pasuri për ne, shqiptarë dhe serbë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të të dy kryeministrave.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>