Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Ermal Mamaqi i “zë vendin” Çanit dhe do të rrijë te Klani deri në vitin 2020

$
0
0

Ermal Mamaqi ka dhënë shou sonte në emisionin “Zonë e Lirë” me Arian Çanin.

Duke marrë shkas nga lajmet që kanë publikuar mediat se Arian Çani mund të largohej nga Tv Klan, Mamaqi ka zënë vendin e Çanit për pak minuta.

“Një nga kushtet ishte se nëse nuk shkon sot të ulesh te ajo karrige kontrata anullohet”, tha Mamaqi se i kishte kërkuar Frangaj.

“Edhe nëse Bujar Nishani do më thoshte do zëvendësosh Arian Canin, s’do ta pranoja për asgjë në botë”, tha Mamaqi me shaka.

Ndërkohë, Mamaqi ka sqaruar se nga Shtatori çdo të shtunë në mbrëmje në “Klan” do të jetë me emisionin e tij, por jo me të njëjtin emër që ka pasur në Digitalb. Për arsye se emisioni “6 ditë pa Ermalin” nuk ishte e regjistruar në emër të Ermalit ndaj me mbarimin e kontratës nuk ka mundur dot të marrë edhe emrin e emisionit me vete.

Mamaqi ka zbuluar edhe se kontrata me Klan është bërë deri në vitin 2020.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>