Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

9 poezi të zgjedhura nga Fredriko Garsia Lorka

$
0
0

Fredriko Garsia Lorka Fuente Vaqueros lindi më 5 qershor 1898. Ai ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri.

Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga gjenerali Francisco Franco.

Poeti dhe dramaturgu spanjoll Federico Garcia Lorca vdiq më gusht 1936. Mendohet se u vra nga ushtarët e Frankos, 3 ditë para shpërthimit të Luftës Civile. Ishte 32 vjeç.

Në vitin 2008, një gjykatës spanjoll vendosi të hetojë vdekjen e Lorkas, dhe kërkoi hapjen e varrit të poetit për ekzaminim – varri u gjet i zbrazët.

Të debatueshme mbeten gjithashtu motivet dhe hollësitë e vrasjes; janë sugjeruar edhe motive personale, jo-politike. Ndërsa autori Ian Gibson (The Assassination of Federico Garcia Lorca), shkruan se vrasja Lorcas ishte pjesë e një fushate vrasjesh masive për eliminimin e mbështetësve të Frontit Popullor marksist në Spanjë.

FEDERICO GARCIA LORKA – NËNTË POEZI TË ZGJEDHURA

Përktheu: FASLLI HALITI

  1. Peizazh

Nata duke gabuar

u vesh me të ftohtë.

Prapa qelqeve të veshur

të gjithë fëmijët

panë që plepi i verdhë.

kthye në zogj

Mbrëmja tendoset

mbi lumë.

Një skuqje si e mollës

përplitet, dridhet mbi çati.

  1. KËNGË E KOTË

Trëndafil i ardhshëm dhe damarë të përfshirë,

ametistë të djeshëm dhe puhi e së tashmes,

Dua t’iu harroj!

Njeri dhe peshk në ato mbretërira, nën sende mbi ujë

duke pritur në alga ose të ulur natën,

Dua t’iu harroj!

Unë.

Vetëm unë!

Duke kalitur tabakanë

ku s’ka për të përfunduar koka ime.

Vetëm unë!

  1. GJUETARI

Pishnajë e lartë!

Katër pëllumba në ajër.

Katër pëllumba

fluturojnë dhe kthehen

sjellin plagë

katër hijet e tyre.

Pishnajë e ulët!

Katër pëllumba rrinë mbi tokë.

  1. GUSHT

Kundërdritë gjatë në një perëndimi

Peshku dhe sheqeri

Dhe dielli përbrenda mbrëmjes,

si një bërthamë në një frut.

Kalliri i misrit mban të paprekur

Kokrrën e tij të verdhë e të fortë.

Gusht.

Fëmijët hanë

bukën e zezë dhe hënën e shijshme.

Ahi,

Ahi

 

  1. KËNGA E KALORËSIT

Kordovë.

E lehtë dhe vetëm.

Mëze e zezë, hënë e madhe,

dhe plot ullinj në trastën time.

Edhe pse unë i njoh rrugët

s’do të arrij kurrë në Kordovë.

Nëpër fusha, nëpër erëra,

mëze e zezë, hënë e kuqe.

Vdekja më ngul syrin

që lart nga kullat e Kordovës.

Ah, sa i gjatë është udhëtimi!

Ah, mëzja ime e zonja!

Ah, se mua vdekja më pret

para se të mbrrij në Kordovë.

Kordovë.

  1. RRAFSHNALTA DIMËRORE

Qielli është gri.

Pemët janë të bardha

… e janë karbon i zi

Kallamishtet e djegura

Ka gjak të tharë

Plaga e Oqeanit,

dhe letra pa ngjyrë e malit

është zhubrosur.

Pluhuri i rrugës

fshihet në gremina

janë të turbullt burimet

dhe të kulluara pellgjet.

Këmbora e grigjës,

kumbon në një gri të kuqërremtë

dhe qerthulli i nënës

përfundoi rruzarin e saj.

Qielli është gri.

Pemët janë të bardha.

 

  1. SHIU

Shiu ka një sekret tërheqës butësie

Një kotullim largues e të ëmbël,

një muzikë përvujtëse zgjohet me të

dhe vibron shpirtin e përgjumur tëpeizazhit…

O shi i qetë, pa stuhi, pa erë,

shi i heshtur i butë fushash me dritë të ëmbël,

shi i mirë e paqësor, shi i vërtetë,

sa përmallshëm, i trishtë bie mbi sendet!

O shi françeskan që ngërthen në çdo pikë

shpirtra me burim të pastër e gurrash të përulura!

Kur bie mbi fusha ngadalë

Trëndafilat e gjoksit tim hap me tingujt e tu…

  1. PLEPI

Plep i dashur

Plep i dashur

U bëre

Flori.

Dje ishe i blertë,

Një blerim i ngarkuar

Me zogj nëpër fletë..

  1. MËNGJES VJESHTE

Ç’ëmbëlsi fëmijërore

në mëngjesin e qetë!

Mes gjethesh të blerta është dielli

dhe merimangat shtrijnë mes degëve

rrugët e tyre të mëndafshta.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>