Parashqevi Simaku ka qenë padyshim një nga ikonat e muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare. Ajo ishte një nga më të preferuarat nga shqiptarët në kohën e diktaturës dhe më tej.
Jo vetëm e talentuar, por dhe e bukur, sharmante dhe me një zë melodioz ajo fitoi shumë shpejt zemrat e njerëzve. Edhe pse emigroi në Amerikë për një jetë më të mirë, serish jeta nuk ishte e lehtë për atë.
Ajo tani vuan nga paraliza faciale qe i ka prekur gojën. Ndaj nuk performon më në skena këngë të sajat. Këto foto që shikoni më poshtë janë bërë pak kohë para se këngëtarja të sëmurej. Aty duket se bukuria e saj është zhdukur. Tani që ajo është e sëmurë nuk ka asnjë foto të saj.
Shpresojmë që Parashqevia të shërohet dhe të këndojë sërish. Një këngëtare si ajo, i mungon prej vitesh skenës shqiptare.