Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Natyra, romantika e së vërtetës poetike

$
0
0

Ndini BardhiNga Ndini R. Bardhi*

Në ndryshim nga artet e tjera, si piktor i peizazhit dhe i portretit përpiqem që në krijimtari të shfaqem i vërtetë, i kultivuar, i larmishëm në tematikë dhe me një teknikë ekspresive bashkëkohore.

Kam ruajtur lidhjen, dashurinë, respektin me artin tradicional shqiptar, synimin, të bashkoj në përhershmëri krijuese admirimin për trashëgimin klasike kombëtare me shpirtin krijues popullor. Tablotë dhe peizazhet tipike shqiptare që nga veriu deri në jug të Shqipërisë, shquhen për lirinë e madhe të realizimit artistik dhe për lojën e pasur të dritës mbi frakturën e gjetjeve poetike, që ruajnë të gjallë fuqinë impresionuese të natyrës shqiptare. Admirimi për bukuritë e rralla natyrore në të katër stinët e vitit më ka bërë të udhëtoj në çdo cep të Shqipërisë. Në krijimtarinë artistike të deritanishme, peizazhit lirik, poetik e natyror, jam përpjekur në shumë vepra, të realizuara në vite, që krijimi edhe peizazhi fusharak në një mënyrë origjinale tipike dhe përmalluese, të jetë krejt ndryshe nga qëndrimet e shumë artistëve të ashtuquajtur modern. Për këtë kam qenë tepër i lidhur me vendlindjen ku aty në çdo kohë të jetës aktive krijuese gjej lëndën dhe shumicën e peizazheve të mi. Si piktor udhëtoj në çdo kohë të përshtatshme me synim kërkimin e vlerave artistike nëpër Myzeqe e Shqipëri pikturoj me akuarel, vizatim, grafikë e gjithçka që më ngacmon imagjinatën dhe në të njëjtin sens më jep shtysë për të paraqitur natyrën në veprat e mija me një gjuhë pikturore, ku zotërojnë termat e dritës dhe të atmosferës peizazhike të natyrës. Përpiqem me dashuri dhe pasion krijues t’i jap sa më shumë liri imagjinatës dhe ta ngre lart artistikisht nga vëzhgimi natyralist i dukurive që shfaq vetë natyra para syve të mi. Në çastin e pikturimit, mjedisi natyror i përzgjedhur prej meje si një etyd poetik merr trajtat e një ngarkese emocionale dramatike të shpirtit që vuan, gjithçka të lindur nga imagjinata e zhvilluar me ndërgjegje krijuese dhe e inkuadruar në harmoni të plotë me temperamentin romantik të piktorit në fjalë.

Si piktor i peizazhit, më tërheq mjaft njohja e thellë e aspekteve më poetike të natyrës në tërësi, si dhe lëvizshmëria e jetës së saj. Në peizazh kjo gjë më pëlqen edhe sot si krijues e në të njëjtën kohë kam qenë kundër formave amorfe dhe fikse, pa jetë njerëzore e qenie të gjalla në hapësirën natyrore. I vëmendshëm në çdo kohë, po aq i ndjeshëm ndaj bukurive të natyrës, si një gjuetar përpiqem të kap në mënyrë ritmike kohore edhe ndryshimet më të dukshme të saj sipas stinëve, apo lindjes dhe perëndimit të diellit e të hënës, të tilla vëmendje që mund të theken vetëm nga një imagjinatë tepër e kultivuar dhe produktive krijuese vlerash emocionale dhe artistike nga krijuesi piktor. Më tej, në vijimësi krijuese i strukturoj këto elementë me një gjuhë timen pikturore krejt vetjake, pa u ndikuar nga kolegët piktorë të djeshëm e të sotëm shqiptarë apo të huaj. Tabloja piktorike e shfaqur nëpërmjet ekspozitave personale në Shqipëri e në botë, nga pikëpamja emocionale dhe e mjeteve shprehëse përfaqëson më së miri cilësitë produktive artistike e pikturore të veprës që kam realizuar dhe vazhdoj edhe në ditët e sotme.

6 001

Për sa i përket forcës së madhe ekspresive të artit që bëj i detyrohem mjaft edhe teknikës së gjerë të grafikës ose të vizatimit të lirë, të akuarelit, pastelës dhe vajit. Ndonëse në vitet e para të krijimtarisë si piktor dhe, në vijimësi, gjatë udhëtimit të karrierës artistike, kam përdorur në masë akuarelin dhe karbonin, lapsin, por  teknika e të pikturuarit në vaj mbetet më kryesorja dhe më e preferuara deri më sot. Njohja me veprat e artit në Itali, Francë, Rumani etj., kontakti që kam pasur me piktorët dhe veprat e artit botërore, pjesëmarrja në ekspozita dhe bienale evropiane, kanë ndikuar dhe më kanë orientuar nga ngjyrat e forta dhe plot shkëlqim të tyre. Së bashku me dritën vezulluese të natyrës së bukur shqiptare, gama ngjyrore mbetet elementi i parë i gjuhës pikturore për mua. Këtë e shoh të realizuar në veprat e sotme e të shfaqura në ekspozitat personale në Romë, Francë, Poloni, Gjermani, Rumani, Greqi, Maqedoni, Iran, Siri, Egjipt etj. dhe në Shqipëri, kryesisht në Tiranë. Peizazhi, si gjini apo zhanër më i preferuar për mua si piktor dhe artdashës shqiptar, sidomos i natyrës shqiptare, më bën të ndjeshëm, poetik, romantik i mrekulluar nga kontakti me natyrën, aq edhe për gamën e pasur, plot shkëlqim të ngjyrave natyrore të pemëve në stinën e vjeshtës. Efektet e dritës së plotë që përfshin të gjitha elementet e peizazhit në kuadër e përthyhet mbi sipërfaqen e ujit si reflektim pasqyrues, i japin veprës një ngarkesë të mrekullueshme poetike dhe mbresëlënëse.

Në krijimtarinë e deritanishme artistike nuk jam ndikuar prej këtij apo atij piktori të njohur dhe asnjëherë nuk kam pasur dhe ende s’kam dishepuj të artit si preferencë dhe diktat. Tjetër, në sajë të një pune të madhe dhe sistematike, udhëtimeve të shumta që kam bërë, në artin që bëj, kam gjetur veten si vetvete, nuk jam afruar me rrethet artistike kolektive, sepse kam dashur të shpalos vlerat krijuese e artistike si individ piktorik, që do të thotë se në këtë mënyrë çdo krijues i vërtetë që i thotë vetes krijues, shpalos realisht vlerat e tij artistike ashtu siç është, me të mirat dhe mangësitë që ka. Kjo është shumë e rëndësishme. Arti dhe artisti janë individë, kult i krijimit të vetes ndaj të tjerëve. Arti është sakrificë dhe jo kollajllëk. Që të bësh art të vërtetë, kërkohet një jetë dramatike, e thjeshtë deri në kufijtë e një mbijetese të gjithanshme.

Në këtë mënyrë, si piktor ndërtoj një art i pëlqyeshëm për të gjitha shtresat e njerëzve artdashës dhe sipas shijeve dhe preferencave të tyre zgjedh stilin, rrymën, teknikën piktorike, që do të thotë, se kjo është një përpjekje e palodhur, e heshtur, sublime për të kapur dhe bërë të vetën gjithçka që i përgjigjet koncepteve, shijeve estetike të tij dhe të tjerëve. Në këtë drejtim kam eksperimentuar tema, motive, teknika të ndryshme të atilla, si krijimi i fraktuarave, efekteve koloristike, i pastozitetit të ngjyrave, duke u  përpjekur të bëj pjesë në gjeneratën e artistëve të vërtetë, të cilët, të bindur për misionin fisnik të artit, i shërbejnë atij me penela në dorë, në heshtje e pa u menduar për gjë tjetër, veçse si të bëhen (bëhem) sa më të denjë për kryerjen e këtij misioni.

Megjithatë, në krijimtari jam përpjekur të shkëputem nga qëndrimi idealizues artificial dhe të lidhem sa më ngushtë me konceptimin e drejtpërdrejtë të natyrës, njeriut e ngjarjeve shqiptare, e sidomos t’i jap forcë të madhe përfytyruese njerëzore, emocionale, impresionuese dhe estetike artit që bëj si piktor i peizazhit dhe i portretit.

Trashëgimia e ime artistike gjatë katër dekadave krijuese përfshin në fondin e veprave mbi dy mijë peizazhe dhe tre mijë vizatime grafike, portrete njerëzish dhe shkrimtarësh, piktor e skulptor, aktor të skenës dhe kinematografisë shqiptare në vite dhe kohë të ndryshme të jetës dhe aktiviteteve artistike.

Me gjuhën e kultivuar kujdesshëm, larminë e temave dhe të këndvështrimeve, teknikën piktorike dhe përmbajtjen përfytyruese e kam përpunuar dhe zhvilluar në një shkallë më të lartë bashkëkohore, kryesisht sot në ditët e konkurrencës artistike, lirisë dhe iniciativës së sotme dramatike.

Arti i çdo epoke ka mënyrën e tij për t\u shprehur në gjithçka që krijon. Kohë pas kohe në gjenerata piktorësh jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri kanë shpërthyer artistikisht ithtarë të ngjyrës e ndjenjës, partizanë të vizatimit e të mendimit në art, të cilët me këtë lëvizje impresionuese i dhanë shkëlqim stilit të tyre në botën e pikturës. Koha e ngarkuar me kontradikta dhe lëvizje të mprehta shoqërore nxori në plan të parë si prirje dhe preferencë artistike, realizimin figurativ, lidhjen e artistit me jetën, dhe njeriun bashkëkohor.

Realizmi u bë primar në të gjitha rrymat artistike në botën e artit. Kjo rrymë origjinale dhe e pëlqyeshme nga shumica e njerëzve mbetet edhe sot rryma më njerëzore dhe më emocionuese.

Gjithë historitë e artit kanë ecur hap pas hapi drejt pasqyrimit real të jetës, natyrës dhe botës së brendshme të njeriut. Artistët të kohëve dhe vendeve të ndryshme, kanë prekur anë të veçanta të këtij misioni fisnik. Çdo artist i vërtetë në këtë jetë paraqet në vepër biografinë e vetes si vetvete.

*Piktor, studiues arti


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>