Janë zyrtarizuar dy kandidaturat për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të TKOB.
Nga 4 emra, sot rezultojnë vetëm dy përzgjedhur nga Ministria e Kulturës. Ata janë: Zana Çela dhe Josif Gjipali.
Tashmë, emrat do t’i kalojnë Kryeministrit Edi Rama për të vendosur se cili nga të dy do të drejtojë TKOB-në.
Pas vendit të lënë bosh nga ish-drejtori Ilir Kërni që dha dorëheqjen më 3 gusht, katër emra hynë zyrtarisht në garë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit: Josif Gjipali, Agim Hushi, Petrit Hajro dhe Zana Çela.
Por nga këto katër kandidatura vetëm dy janë përzgjedhur.