Qeveria ka zgjedhur drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Zana Çela është emëruar Drejtoresha e re e TKOB-së. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, ku dy kandidaturat në garë ishin tenori Josif Gjipali dhe producentja Zana Çela.
Nga dy kandidaturat që propozoi Ministria e Kulturës, kryeministri ka zgjedhur vetëm një dhe më pas është miratuar në qeveri.
Zana Çela rikthehet në këtë post, pasi ajo e ka drejtuar TKOB nga viti 2000 – 2003 dhe u largua pas protestave të nisura nga artistët.