Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Kumbaro replikon me Robert Ndrenikën: S’ke nevojë të shtrihesh tek dera e teatrit

$
0
0

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro i është përgjigjur sot aktorit Robert Ndrenika i cili kishte shprehur kundërshti për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Madje Kumbaro tha se kishte ftuar aktorin e madh në eventin e sotëm për ndërtimin e qendrës së re multifunksionale teatrale, por sipas saj aktori nuk ka ardhur.

”Përfitoj nga rasti ti them edhe një herë aktorit të madh Robert Ndrenikës të cilën e ftova të vinte dhe sot por koha nuk ishte e përshtatshme. Tek darkonim bashkë dy net më parë në Festivalin e Teatrit Ballkanik me miq dhe i shpjegoja projektet e reja të teatrove, dua t’ia them sërish: S’ka nevojë të shtrihet tek dera e teatrit për të mbrojtur tokën, sepse do i duhet të ngjitet në skenën e teatrit të ri, të të gjithë teatrove të ri që do të ndërtojmë për të luajtur rolet e mrekullueshëm që ai ka”, tha Kumbaro.

Ne festivalin e Teatrit Ballkanik Robert Ndrenika pati deklaruar ashpër se: “Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>