Bebe Rexha ka mbërritur në Tiranë, ku është mirëpritur nga dhjetra fansa që kanë dalë ta presin në aeroport. Mes të tjerëve shihet ne nje nga fotot se ajo eshte shoqeruar nga Bora Meta, me te cilen bien edhe kusherira nga Dibra.
Përmes fotove dhe videove, Bebe u ka treguar të gjithë ndjekësve të saj se si po shkon udhëtimi. Gjatë një ndalese në Romë, ajo me bashkëpunëtorët e saj këndojnë në shqip këngën “Xhixhile moj xhixhile”.
27-vjeçarja do të performojë në një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë te premten në mbrëmje.