Përgatitjet e prodhimit të famshëm që do të përfshijë dy emrat më në zë të kinemasë turke kanë nisur. Madje, këto ditë janë publikuar edhe fotot zyrtare të serialit.
Më në fund, dy aktorët më të pëlqyer të publikut i kanë thënë PO kontratës për filmin e ri që do të fillojë xhirimet në fillim të muajit të ardhshëm. Siҫ njoftojnë mediat turke dy ditë më parë, Tuba Büyüküstün dhe Kivanc Tatlitug, tashmë janë gati për të rrëmbyer vëmendjen absolute të publikut. Zyrtarisht, seriali “Bold and beautiful” ka publikuar edhe trajlerin dhe shumë shpejt, do të nisë xhirimet. Fillimisht u mendua se dy aktorët ishin të zënë me projekte të tjera dhe pritej që xhirimet të nisnin vitin e ardhshëm, por pas shumë pengesave, producentët lajmëruan se gjithҫka është gati për të nusur nga puna.
Filmi, në qendër përfshin një dramë epike, e cila do të mbërthejë pranë ekranit të gjithë publikun me ngjarjet dhe të papriturat e paimagjinueshme. Një dashuri e thellë, por edhe një luftë e ashpër deri në fund. Kivanc Tatlitug do të luajë rolin e një djali të keq, edhe pse në vetvete është i ndershëm dhe qëllimi është të marrë hak. Tuba, nga ana tjetër, do të ketë rolin e një vajze naive, në dukje, e cila do të përjetojë një dashuri pasionante, përmes së cilës do t’i duhet të përballet me shumë peripeci. Lufta mes dy familjeve të mëdha do ta vërë në rrezik dashurinë e dy të rinjve, të cilët do të sakrifikojnë shumë nga vetja për të triumfuar në fund.
Lajmi ka pushtuar këto ditë edhe mediat sociale dhe të gjithë fansat e dy aktorëve të njohur.