Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

INTERVISTA/ Njihuni me 5-vjeçarin nga Tirana që ka 250 mijë fansa në Instagram

$
0
0

“Maks Model” është një profil në Instagram që numëron më shumë se 250 mijë ndjekës. Aty postohen fotot e një djali 5-vjeçar i cili pozon si një model i vërtet.

Ishim hasur me fytyrën e tij engjëllore në rrjetet sociale, por pa u interesuar shumë se nga vinte dhe kush ishte. Një nga këto ditë, teksa ecnim në rrugë, u gjendëm përballë djalit dhe nënës së tij që po bënin foto. Ups! Ndalëm dhe kërkuam të dinim më shumë për të.

Maksi i vogël është nga Tirana. Ai ka lindur në 12 gusht dhe pas 3 muajsh mbush 5 vjeç. Duket sikur ka lindur për t’u fotografuar pasi e do shumë aparatin.

E ëma e tij, Dona, 26-vjeçe, e diplomuar për gjermanisht na thotë se, nuk e kishte menduar asnjëherë që Maksi do të bëhej kaq i famshëm.

“Kisha një profil timin në Instagram dhe postoja foto të miat, por edhe me Maksin. Erdhi një moment që, miqtë e mi virtualë më shumë po pëlqenin djalin se sa mua (qesh). Një ditë vendosa ta kaloja profilin në emër të djalit dhe vetë të mos merresha fare me rrjetet sociale. Dhe kështu bëra! Tashmë në Instagram kam vetëm një faqe, që është e Maksit dhe aty postohen fotot e tij”.

Por si është bërë ky vogëlush kaq i ndjekur? Dona na thotë se e gjitha ka ndodhur përpara një viti. “Mami im kishte ditëlindjen. Porosita një tufë të madhe me trëndafila dhe ia lash djalit t’ia çonte. Aty i bëra disa foto, të cilat i postova në Instagram. Nuk do ta besoni! Më vinin dy mijë ndjekës në ditë. Fotoja u bë virale, u përhap gjithandej. Në ato çaste, aq sa mirë më vinte, aq edhe u ndjeva si e “mbytur””- tregon Dona për Dita-n

Ajo nuk e fsheh faktin që ka mundësi të kujdeset dhe ta veshë të birin siç ajo do. Është nga ato vajza që ka dëshirë të bëj foto të bukura dhe në këtë moment, djali është modeli i saj më i mirë. Prej gati një viti, tre deri në katër herë në javë ajo i bën djalit foto të reja, me veshje të ndryshme të cilin e bëjnë atë të duket si një “burrë i vogël” gjithë stil. Këto foto i shpërndan për ndjekësit në Instagram, në të cilat merr 15 deri në 20 mijë pëlqime për foto.

“Kur kalojnë 2 apo 3 ditë që nuk kam postuar asgjë në profilin e Maksit, fillojnë njerëzit edhe më shkruajnë, duke më kërkuar që të hedh foto të reja të djalit. Në një farë mënyre duan të dinë, ku është, çfarë po bën, si është veshur”.

Me këto çka na tregon nëna e 5-vjeçarit, duket sikur jeta e Maksit është tashmë kërkuar dhe ndjekësit kanë kuriozitet të dinë më shumë për të.

Pyetjes sonë, nëse kjo që po bën më fëmijën e vetë, mund të jetë abuzim, apo mos ndoshta ai kur të rritet, nuk do e pëlqejë këtë famë që ka marrë, Dona i përgjigjet duke thënë se, gjithçka ka ardhur natyrshëm. “Unë nuk e kisha parashikuar këtë famë. Apo këtë ndjekje, se famë është fjalë e madhe. E bëra në fillim për qejf, por ndjej që tani po më ha edhe kohë, megjithëse e bëj me shumë dëshirë”.
Ajo thotë se ka marrë oferta nga dyqane të ndryshme për të reklamuar veshje, por deri më tani, nuk ka pranuar ende asgjë. “Nuk dëshiroj ta konsumoj djalin për gjëra të vogla. Nëse do të ishte ndonjë firmë me emër, ndoshta do ia vlente, por për momentin kam refuzuar”- tregon Dona për Dita-n.

Babait të Maksit, Marjan Gjerazit, e gjitha kjo i duket një lojë dhe nuk e merr seriozisht. Ndërsa gjyshërit, habiten, pasi kur dalin me nipin, e thërrasin në emër, vështirë t’u shpjegosh që e gjitha është efekt i… Instagramit.

Për të ilustruar gjithë ç’ka thamë, po ju sjellim disa foto të 5-vjeçarit, Maks Gjerazi. Janë vërtet shumë të bukura dhe ky vogëlush është një super model. Kaq i vogël, dhe me kaq shumë ndjekës, vështirë të parashikosh ç’mund të ndodhë me të kur të rritet! I urojmë më të mirën! / Entela Resuli /gazeta dita

Maks me mamin e tij

Maks me mamane e tij

1185275_1362283577130705_3316052277754357128_n

10338883_1367174649974931_4147096400732778832_n10606061_1364151740277222_5734546831531786473_n11246856_1401409493218113_3561726198030080680_n12494855_1382508431774886_8530401549180968553_n12524128_1382953948397001_6183992006581185566_n12654107_1333009366724793_7864390436500866918_n12670206_1327870380572025_4940984173772752378_n12795412_1358070867551976_1279955325908587959_n12798905_1347061758652887_4829087607310270071_n12801596_1357291094296620_7294837307745379726_n12814140_1352017718157291_912253215941530136_n12923125_1388813431144386_4167384665671683334_n


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468