Aurela Gaçe sapo ka publikuar këngën e saj më të re, ushtuar njeriut më të shtrenjtë në botë, nënës, e titulluar thjesht “Nënë, e imja nënë”.
Për emocionet e forta që kjo këngë i ka përcjellë, vetë artistja ka treguar një sekret që ka ndodhur gjatë xhirimeve të klipit.
Në një postim në profilin e saj në Instagram, Gaçe shkruan: “Do t’ju tregoj diçka që ndodhi gjatë xhirimeve. Kur xhiron, ti mund të kthehesh 10 herë për një skenë dhe sigurisht emocioni luhatet, ikën.
Në strofën e tretë ku thuhet “E KUR TE LARGOHESH TE MOS JESH ATY, DO TI LUTEM TOKES QE TE FLAS ME TY” thjeshtë mendova prindërit… Fatmirësisht i kam gjallë e mirë, por papritur përjetimi i vargjeve më mori me vete. Sytë filluan të lotojnë. Qëndrova para kamerës duke menduar që është vetëm një moment. Por për herë të parë ndërpreva xhirimin. 23 vjet në skenë dhe… më ndodhi. Qava… U qetësova, rregulluam grimin e vazhduam”, shkruan Aurela, e cila si gjithmonë është treguar shumë e hapur me fansat e saj.