Matilda Makoçi është cilësuar si “meteori i skenës shqiptare”. Aktorja e talentuar u tërhoq kinemaja në kulmin e shkëlqimit të saj. Skenës shqiptare ka kohë që i mungon eleganca e aktores simpatike të viteve ‘80-të.
Por duket se aktorja do t’u rikthehet shfaqjeve publike pas një largimi të gjatë.
Ish-bashkëshortja e kryeministrit Rama pritet të bëjë debutimin e saj në një performancë të arteve figurative.
Piktorja Natasha Bega ka menduar për rikthimin e personazhit të dashur për publikun. Bëhet fjalë për një ekspozitë me skenografi e koreografi ku aktorja Matilda Makoçi do të interpretojë poezi dhe ‘yoga’.
Natasha Bega ka ftuar në ekspozitë miqtë e saj duke shkruar: “Miqtë e mi përshëndetje! Ju ka marrë malli për Matilda Makocin? Me shumë dashuri për ju! Më premtoi se do marrë pjesë në HARE+M. Ta mirëpresim të gjithë, dhe ti kthejmë dashurinë. Përqafime”.
Ekspozita do të mbahet ditën e shtunë, 22 Tetor, ora 18.00 mbasdite, pranë zonës së Medreses, tek fillimi i Shtëpisë së Partisë.