Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

FOTO/ Ish-drejtori i policisë poezi për Olldashin, përlotet nëna e të ndjerit

$
0
0

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi ka botuar për herë të parë vëllimin poetik me titull “Udhë në pasqyrë”.

Në këtç vëllim, Prençi i ka dedikuar një poezi edhe ish-deputetit Sokol Olldashi të ndarë nga jeta vite më parë në një aksident rrugor. Prençi ka pasur një miqësi të ngushtë me ish-ministrin e Brendshëm.

Në promovimin e librit, mes shumë artistëve, deputetëve, e miqve të ish-kryepolicit, ka qenë edhe nëna e Sokolit, Kozeta Mamaqi e cila ka marrë librin edhe me autograf nga autori dhe është përlotur nga vargjet.

screenshot-10_1477137703-4004673

screenshot-9_1477137711-4524600

Një vlerësim për këtë libër e ka dhënë edhe shkrimtari Besnik Mustafaj i cili ka mbetur i surprizuar nga delli poetik i Prençit.

“Kam pas fatin ti lexoj në dorëshkrim dhe në libër, e akoma më shumë më kanë pëlqyer tani. Guxoj ta them me plot gojën që në këtë libër, Ahmet Prençi është poet. Kam parasysh Naim Frashërin, kryecensori i perandorisë Otomane, dhe Ahmeti kryepolici i Shqipërisë, dhe të kesh ndjeshmëri, të kesh imagjinatën që shkon kundër profesionit, ka nevojë për një fuqi shumë të madhe, ndjeshmëri të lartë e një lloj pavarësie ndaj punëve që kryen se Ahmet Prençi ka qenë prokuror, kryepolic dhe tani inspektor për kontrollin e pasurive”, thotë Mustafaj.

screenshot-11_1477137815-93531


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>