Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Luan Rama: Kur na frymëzonte Leonard Cohen

$
0
0

Cohen vdiq… kënga dhe poezia e tij ishte padyshim një frymëzim më vete për këdo.

Pak muaj më parë duke dëgjuar këngën e tij Danse Me till the end of Love, kënga e tij më frymëzoi të shkruaj një poezi për një mikun tim…

Cohen shkoi, bashkë me dy kuajt e tij, këngën e poezinë, dhe ne për shumë kohë do t’i dëgjojmë këngët e tij, shkrofetimat e kuajve të tij…

Danse Me till the End of Love*  

Për mikun tim Kliton Gilani    

Kërce sot e dashur,

 edhe pse syte e mi janë shuar në eklipsin e madh,

 unë të shoh përsëri,

 të bukur, me sytë e tu të ëmbël dhe buzët vermej,

 ti, dashuria ime, veshur me dentelat e pranverës,

 ti që kërcen për mua gjer në dehje

 mbi sytë e mi të shuar,

 të shoh ende e dashur

 me qerpikët e lagur nga dhimbja e gëzimi,

 të shoh me hapat e tua të lehtë

 rrugëve të dashurisë së botës,

 sa e bukur je,

 ashtu siç të kam njohur gjithnjë,

 si në pushtimet e netëve të gjata

 dhe çmenduritë e ëmbla,

 kërce e dashur, le të jetë vonë,

 dhe gotat le të thyhen,

 le të mos kem më sy për të parë,

 ti je gjithnjë në kristalinën e syve të mi,

 edhe pse sytë e mi janë shuar,

 të ndjej ende si një prush të vjetër që shpirtin më ngroh,

 kërce e dashur, e di që kjo dashuri kurrë s’të ka lodhur,

 atëherë mbi sytë e mi kërce ende

 sepse dhe pak do të vijë agimi

 dhe bota do të zgjohet të vazhdojë dansin tënd,

 për mua, të verbërin e botës,

 që të mund të të shoh sërrish

 gjer në errësirën e madhe që do n’a pushtojë…

Agia Ana, 11 korrik, 2016.  

*Kërce gjer në fund të dashurisë   


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>