Themeluesi (The Founder) i Shoqatës se Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, shkrimtari, poeti dhe përkthyesi, prof. Gjekë Marinaj, nderon dhe vlerëson me Çmimin “Fan Noli”, për “kontributin e shquar në publicistikë”, shkrimtaren dhe publicisten Raimonda MOISIU.
Ja si shprehet prof. Gjekë Marinaj:
“Raimonda Moisiu është një ndër shkrimtaret që unë e kam për zemër. Natyrisht këtë nuk ia kam thënë shpesh, sepse vetë Raimonda besoj se e ka konfidencën e duhur që të dijë se çfarë fuqie ka pena e saj, por mbi të gjitha unë e vlerësoj dhe e falenderoj njëkohësisht edhe si Kryetare e Shoqatës Së shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, qe u rizgjodh përsëri për vlerat e saj, duke e bërë Shoqatën sikundër jam shprehur edhe më parë, një nga Shoqatat më të preferuara e të dashura në komunitet. Vlerësohet me Çmimin më të lartë “Fan Noli”, në publicistikë, sepse ka punuar dhe punon shumë. Të jesh publiciste dhe të shkruash publicistikë duhet të mbledhësh dokumenta dhe fakte, t’i njohësh njerëzit dhe ta duash letërsinë e njëkohësisht ta duash publicistikën. Për këtë unë mendoj se kjo e meriton këtë Çmim e vlerësim si askush tjetër.”
Ja si shprehet Raimonda Moisiu për çmimin:
Faleminderit prof. Gjekë Marinaj
Faleminderit Adi Mehmeti!
Të vlerësohesh nga një personalitet si prof. Gjekë Marinaj, është nderim e privilegj, sikundër të qëndrosh përkrah këtij brilanti të letrave shqipe!