Nostalgjikët përjetuan shpërthimin e kitarave të zjarrta të muzikës së vërtetë të viteve ’90
Nga Freskida Miloti
Retrospektivë, profesionalizëm, art i admirueshëm, shpalosje historie të emrave që krijuan rokun shqiptar, ishte koncerti i natës së mbrëmshme organizuar nga gazetarja Kozeta Kurti.
E apasionuar pas kësaj rryme muzikore, në vitin 2010-të, ajo botoi antologjinë ‘Era e ndryshimit’, ku brenda faqeve përfshihesh në historinë e mirëfilltë të rokut shqiptar. Për ta konkretizuar ëndrrën e saj, siç bëjnë regjisorët në mbarë botën duke ekranizuar libra klasikë, vepra arti, bestseller që marrin jetë në forma të ndryshme artistike, tashmë edhe libri i Kozeta Kurtit ngjiti në skenë historinë e rokut shqiptar.
Nostalgjia mblodhi një publik të gjerë dhe mes tyre emra të njohur të medias, politikës dhe artit. Prezantimi i këtij koncerti dinjitoz i të gjithë këngëtarëve që krijuan themelet e kësaj rryme, ishte ashtu siç e kërkon një koncert roku; pa prezantues klasik, por përmes zërit të ideatores në një ekran të madh që na ktheu në festivale, organizime, klipe të hershme dhe në stilet e rininë e rokerve shqiptar.
Ata të cilët ishin protagonistët kryesorë të këtij rrugëtimi artistik, ishin të ulur në sallë, të ftuar nderi për të rikujtuar emocionet e para të skenës dhe sukseset e tyre, si: Elton Deda, Altin Goci, Erjon Zaloshnja, Bojken Lako, Ymer Ashiku, Redon Makashi, Saimir Braho, Gjergj Jorgaqi. Këngët histori të rokut shqiptar u kënduan nga këngëtar të rinj të talentuar si:
Rezarta Smaja
Jetmir Banishta
Orgesa Zaimi
Valon Shehu
Gledi Mikerezi
Lorenc Hasrama
Andi Stafuka
Edea Demaliaj
Tiri
Angelo dhe Lori
Stivi Mello
Crossbones
Semi Jaupaj
Andi Tanko
Dino Zigelli
Repertori i koncertit:
Abaz Zusi – S’dashurova kurrë
Akullthyesit – Loti i ndarjes
Albatros – Në këtë natë
ARB – Dikur luaja me ndjenjën e saj
Centauer – Asgjë nuk ndryshon
Crossbones – Hair
Djemtë e detit – Mos qaj
Fish-Hook – My king
Megahertz – Ti botë e heshtur
Meteor – Pas ëndrrës tënde
Ritfolk – Ëndërroj
SHOK – Gjithmonë shokë
Tingulli i zjarrtë – Na lini të jetojmë
X – Ecën në shi
Thunderway – Victims of confusion