Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

Mallëngjen Barbana Dini: Të desha më shumë se veten, ata që ti doje janë këtu në “ferr” me mua

$
0
0

Humbja e artistit Ergi Dini ishte një dhimbje e madhe për të gjithë.

Por përmasat e dhimbjes janë të pallogaritshme për njerëzit e tij të zemrës, motra, prindërit…

E ndoshta kur bëhet fjalë për një artist që e përmendin të gjithë, çdo ditë, derisa të mësohen me idenë se ai nuk do të jetë më, gjithçka bëhet e më e vështirë. Kështu janë këto ditë dhe orë për Barbanën, motrën këngëtare të Ergi Dinit.

Artistja nga Shkodra i ka mallëngjyer të gjithë me fjalët që i kushtoi së fundmi vëllait të ndjerë.

Barbana tregon se e ka dashur më shumë se veten e saj e se Ergi ishte për të, shumë më shumë se vëlla.

“Për 22 vite, kisha gjithë botën në duar, prandaj e them me plot bindje që i mora maksimumin e lumturisë kësaj jete për sa kohë të kisha afër! Kisha menduar fundin e botës por jo të ndahesha prej teje! Të kisha shumë më shumë se vëlla! Kurrë nuk e kam dashur veten sa të kam dashur dhe të dua ty! Ti ishe motiv, ishe inspirim jo vetëm për mua, por për shumë njerëz! Mami, babi dhe Arlinda që ti i doje pafund janë këtu në “ferr” me mua, prandaj, ti pusho i qetë!”, ka shkruar ajo.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>