Duket se dashuria e parë e Edi Ramës ka qenë piktura. Një dashuri që i ka rezistuar kohës, pasi kryeministri nuk e ka humbur kurrë pasionin për pikturën.
Në foton më poshtë është një pikturë e Edi Ramës e realizuar nga ai, kur ka qenë në moshën 5-vjeçare.
Fotografia u publikua në Facebook nga Petro Mejdi. Më poshtë statusi i Mejdit për përshkrimin e fotos.
NJË VIZATIM PROFETIK I EDI RAMËS NË MOSHËN PESË VJEÇ
Vizatimi i mëposhtëm titullohet “VAPORI I MADH” dhe është vizatuar nga Edi Rama në moshën 5-vjeç, yllkë në një nga kopshtet e fëmijëve të Tiranës. Pas thuajse 45 -vjetësh fati e solli që autori i vizatimit të bëhet kapiten i këtij “Vapori të madh” me emrin Shqipëri. Vapori i vizatimit ngjan i vjetër dhe me halle, ashtu si Shqipëria e kryeministrit të sotëm ka shumë halle dhe dallgët e detit, e anojnë këndej e andej. Kapiteni është i ri në moshë, por si durrsak i mësuar me detin e dallgëzuar deri tani po e mban mirë .Dhe sipas mendjes time do të jetë edhe disa vite në timonin e këtij “VAPORI TË MADH ” , SHQIPËRISË .
SHËNIM: Vizatimi është marrë nga numri 10 i revistës “NËNTORI”, 1970