Quantcast
Channel: Kulturë – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468

VIDEO/ Arben Derhemi: Leonard Bombaj i ka shkatërruar fëmijët që duan të bëhen aktorë

$
0
0

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Arben Derhemi, nuk pajtohet aspak me idenë që fëmijët e vegjël duhet të futen në kurse aktrimi për t’u bërë aktorë të mirë.

Në një intervistë në emisionin “Thumb”, aktori i pyetur se çfarë do bënte me vajzën e tij nëse do të zgjidhte të njëjtin profesion si ai, thotë se do t’i vinte shumë keq nëse ajo nuk do bëhej e tillë pasi ishte shumë e talentuar.

Megjithatë ai u bëri thirrje të gjithë prindërve që i çojnë fëmijët nëpër kurse aktrimi të mos e bëjnë këtë gjë.

“Në asnjë vend të botës nuk ka kurse për aktrim për fëmijë sepse fëmija po deshe t’i mësosh disa gjëra, e dhunon, dhe e bën ose një burrë të vogël ose një grua të vogël”

“Do me thënë Leonard Bombaj i ka shkatërruar fëmijët” pyet gazetarja e Thumb. “Pikërisht, as nuk diskutohet”, përgjigjet aktori.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1468


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>